2218 - Galeria_single | MMPH

Të nderuar,
 
Ju njoftojmë se në lidhje me projektin në përgatitje e sipër Ministria e Infrastruktures dhe Ambientit (MIA) dhe perkrahur nga Banka Botërore (BB) “Greening Land” (Gjelbërimi i tokës) është hartuar Korniza për Menaxhimin Mjedisor dhe Social (KMMS) dhe Korniza per Politikat e Zhvendosjes (KPZH).
 
Projekti i propozuar nga Ministria e Infrastruktures dhe Ambientit dhe perkrahur nga Banka Botërore  synon të mbështesë vendin në zhvillimin dhe zbatimin e një plani të veprimit afatgjatë për riparimin dhe ri-zhvillimin e tokave të kontaminuara në Kosovë.
 
Projekti i propozuar përbëhet nga tre komponentë të përshkruara më poshtë:
·        Komponenti 1: Demonstrimi i riparimit dhe ri-zhvillimit të qëndrueshëm të tokave të kontaminuara bazuar në rrezik
·        Komponenti 2: Zhvillimi i politikave dhe kapaciteteve institucionale për menaxhimin e tokave të ndotura
·        Komponenti 3: Menaxhimi, monitorimi dhe vlerësimi i projektit.
 
Përmbledhja Ekzekutive e draftit të KMMS (në tre gjuhë) është e bashkangjitur në këtë njoftim. Versioni i plotë i draftit të KMMS-së është gjithashtu në dispozicion (vetëm në gjuhën angleze).
 
Gjithashtu, te bashkangjitur e keni Kornizen per Politikat e Zhvendosjes (KPZH) per projektin e “Greening Land” (Gjelbërimi i tokës) ne gjuhen angleze dhe se shpejti do te publikohen edhe ne gjuhen shqipe dhe serbe. .
 
Dokumentin e KMMS-së dhe KPZH-se po ju vejmë në dispozicion për të marr sugjerimet / komentet e juaja rreth projektit.
 
Në pamundësi të organizimit të diskutimeve publike, si pasojë e pandemisë COVID-19, do të ishim mirënjohës nëse pyetjet, sugjerimet apo komentet e juaja ti dërgoni në këtë e-mail: GreeningLandESMF@gmail.com
 
Afati për pranimin e sugjerimeve / komenteve është 10 prill 2020, ora 17:00.
Dokumenti i bashkangjitur është i vendosur në rubrikën Njoftime