
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, në mbledhjen e komisionit parlamentar për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis dhe planifikim hapësinor ka informuar deputetët në lidhje me hidrocentralet, gurëthyesit si dhe veprimet e Ministrisë në lidhje me shqetësimet e deputeteve të Kuvendit.
Duke folur për rastin e gurëthyesit në fshatin Qirez të Skenderajt, Matoshi deklaroi se pasi ka marrë njoftimin për rastin, ka pritur në takim banoret së bashku me deputete, Ganimete Musliu.
“Sa i përket MMPH-së ne monitorojmë tri aspekte te gurthyesit që lidhen me ndotjen e ajrit, degradimin e tokës dhe ndotjen e ujit, çështjet tjera që janë ngritë si shqetësim i banorëve nuk i përkasin MMPH-së. Janë tema që i trajtojnë institucionet e tjera. Nga inspektimi në Çirez janë dhënë vërejtjet ndaj operatorit kurse gropat e mbushura me ujë janë mbyllur.” Deklaroi ministri Matoshi.
Matoshi ka theksuar se Ministria e Mjedisit në fushën e gurëthyesve ka dërguar në gjykatë 25 operator për dëmtim të mjedisit dhe mos respektim të kushteve të përcaktuara.
“Tek djegia e pyjeve ne nuk jemi autoritet që kemi përgjegjësi me i menaxhu pyjet megjithatë vjet ne kemi parapa një nen që u mundëson inspektorëve komunal që djegia e hamullishtave të gjobitet me 100 euro dhe këtë e kemi lidhë me ndotje të ajrit” deklaroi ministri Matoshi.
Ministri Matoshi në fushën e eksploatuesve të rërës ministri Matoshi deklaroi që inspektorati i ministrisë së bashku me policinë e Kosovës janë në teren për të gjobitur eksploatuesit ilegal të zhavorit dhe ka inicuar edhe raste në gjykatë.
Matoshi ka kërkuar nga komisioni parlamentar mbështetje në zhvillimin e sektorit të mjedisit dhe ri-shikimit të procedurave për pajisje me leje mjedisore për gurëthyes dhe hidrocentrale.
Ai gjithashtu është shprehur i hapur që sipas kërkesave të deputetëve të ofrojë çasje në çdo dokument të kërkuar dhe po ashtu të dalë edhe ne teren për verifikimin e gjendjes dhe shkeljeve eventuale të operatorëve ekonomik.