2177 - Single_page | MMPH

Lajmet

Abdixhiku pret në takim shefin e OSBE-së, Braathu

Abdixhiku pret në takim shefi…
Prishtinë, 02 March -

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të hënën (02.03.2020) ka pritur në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Jean Braathu.

Ministri Abdixhiku shpalosi prioritetet kryesore në dikasterin e infrastrukturës dhe atë të mjedisit, duke theksuar vendosmërinë për transparencë të plotë në proceset e ministrisë. Ai tha se janë duke rishikuar dinamikën e të gjitha projekteve që ende nuk kanë përfunduar, me qëllim të përmbylljes së tyre sa më shpejtë, në mënyrë sa më të suksesshme.

Braathu, në anën tjetër, tregoi për të gjitha projektet e përbashkëta, në të cilat OSBE është pjesëmarrëse dhe tha se është i hapur për çfarëdo ndihme që ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit mund të ketë, në realizimin e projekteve të duhura për vendin. 

 

Foto Galeria

Kthehu