2220 - Single_page | MMPH

Lajmet

Abdixhiku dhe Abbott flasin për Coronavirusin

Abdixhiku dhe Abbott flasin p…
Prishtinë, 02 April -

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të enjten priti në takim Ambasadorin Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Temë kryesore e këtij takimi ishte përballja me përhapjen e COVID-19 si në Kosovë ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, masat që kanë marrë të dyja shtetet për mbrojtjen e qytetarëve nga ky virus.

Ambasadori Britanik, përgëzoi ministrin Abdixhiku për angazhimin në menaxhimin e situatës me aranzhimin e kthimit të kosovarëve nga vendet e tjera dhe izolimin e tyre për 2 javë, në mënyrë të organizuar.

Foto Galeria

Kthehu