2373 - Single_page | MMPH

Lajmet

Ministri Kuçi priti në takim Odën Tregtare Kosovaro-Turke

Ministri Kuçi priti në takim…
Prishtinë, 22 July -

Prishtinë, 22.07.2020 - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi ka pritur sot në takim udhëheqësit e Odës Tregtare Kosovaro -Turke, z. Abdurrahman Balkiz dhe z. Esin Muzbeg.

Ministri Kuçi u dëshiroi mirëseardhje duke i njoftuar në terma të gjerë me situatën ekonomike në vend dhe me planet e Qeverisë së Kosovës për të dalë nga kjo gjendje e ndikuar nga COVID-19.

Kryetari i OTKT-së, Abdurrahman Balkiz e uroi ministrin Kuçi për pozitën e tij në këtë qeveri dhe e njoftoi për bizneset turke që veprojnë në Kosovë. Ai ndër të tjera potencoi se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes Turqisë dhe Kosovës ka dhënë efektet e saj, por ngriti për diskutim edhe disa çështje që duhet përmirësuar, që të arrihet një sukses më i madh.

Në lidhje me këtë kërkesë, ministri Blerim Kuçi tha se janë ta gatshëm kurdo që të zgjidhin praktikisht secilin problem apo barrierë, që të sigurojnë një zhvillim të tregtisë sa më të mirë mes dy vendeve.   

      

Foto Galeria

Kthehu