2384 - Single_page | MMPH

Lajmet

Ministri Kuçi bashkëbisedon me ambasadorët evropian për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ministri Kuçi bashkëbisedon …
Prishtinë, 10 August -

Prishtinë, 06 Gusht 2020

Nr. 44/20

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi  ka mbajtur sot një takim virtual me zëvendësshefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ambasadorin e Austrisë, Christopher Weidinger, ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, shefin e zyrës së Belgjikës, Jean Louis Servais, të ngarkuarën me punë të Luksemburgut, Natacha Gomez dhe përfaqësuesin dipomatik gjerman Axel Ross.
Qëllimi i takimit ishte që të promovohet politka e BE-së në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike për dëmet që janë shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Nga zëvendësshefi i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri u kërkua që në masat e parapara për rimëkëmbje të integrohen elementet e gjelbra si: energjia e pastër, mjedisi, biodiversiteti e financimi i qëndrueshmërisë.
Ministri Kuçi ka treguar për nismat ligjore që presin të kalojnë në Kuvendin e Kosovës dhe padyshim ka theksuar se propozimet që vijnë nga Bashkimi Evropian do të jenë të mirëseardhura.

“Përpos masave ekonomike që do t’i ndërmarrim me anë të programit për Rimëkëmbje Ekonomike, ne presim të kemi përkrahje edhe në Reformën Ekonomike 2021-2023”, tha Kuçi.

Foto Galeria

Kthehu