2436 - Single_page | MMPH

Lajmet

100 mijë euro që Suhareka ta përfundojë Parkun e Dëshmorëve

100 mijë euro që Suhareka ta…
Prishtinë, 15 September -

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është takuar sot me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ministri Kuçi e kryetari Muharremaj, përpos bisedave për projektet e ardhshme dhe për punën që po bëhet në qytetin e Suharekës, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për bashkëfinancim në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë.

“Kontributi me jetë për të çliruar Kosovën, bën që edhe vendi ku prehen dëshmorët, duhet të jetë i rregulluar dinjitetshëm dhe bukur. Kështu do të jetë në Suharekë”, tha ministri Kuçi.

Kryetari Bali Muharremaj ka treguar se tashmë Komuna e Suharekës ka kryer shumë punë në këtë park dhe ende do të investojë, por që përkrahja prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do ta ndihmojë që ky projekt të jetë i finalizuar deri në detaje.

 

Foto Galeria

Kthehu