2467 - Single_page | MMPH

Lajmet

Shënohet Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve, përmenden arritjet dhe shpallen fituesit e konkursit “Qyteti im gjatë pandemisë”

Shënohet Dita Botërore e Pla…
Prishtinë, 10 November -

Me rastin e Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit është shënuar kjo ngjarje me anë të një tryeze të përbashkët me përkrahës të këtij sektori dhe u bë shpallja e fituesve të një gare me fotografi.

Ministri Blerim Kuçi gjatë kësaj ngjarje pëveç tryezës së diskutimit me Shkëlqim Dacin nga GIZ dhe Arjeta Himadunën nga UN Habitat, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me UN Habitat, që është një vazhdimësi e ndihmës për ministrinë në fushën e planifikimit.

Rëndësia e planifikimit urban, u potencua nga ministri Kuçi, duke mos i përjashtuar problemet që janë në këtë fushë.

“Duke shënuar këtë ngjarje të rëndësishme, po dëshmojmë se edhe Kosova është duke e përcjellë trendin global të planifikimit hapësinor dhe se jemi në rrugë të mirë për të krijuar një platformë të mirëfilltë të diskutimit, në bazë të së cilës do t’i planifikojmë politikat, qëllimet, objektivat dhe veprimet e ardhshme në këtë fushë”, ka thënë Kuçi.

Në këtë diskutim u treguan arritjet e ministrisë në fushën e planifikimit, sikur janë: Harta Zonale e Kosovës, që është përfunduar si dokument dhe është në procedurë të opinioneve dhe pëlqimeve nga institucionet tjera qeveritare, Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemura” i cili gjithashtu është përfunduar dhe po pret përgjigjet e njëjta nga institucionet qeveritare dhe ka filluar iniciativa për Revidim ose Hartim të Planit të ri Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”.

Teksa, anën tjetër MEA ka miratuar nëntë(9) Plane Zhvillimore Komunale dhe katër(4) Harta Zonale Komunale.

Si pjesë e organizimit të kësaj ngjarje, në hollin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit u hap edhe ekspozita nga konkursi i fotografisë “Qyteti im gjatë pandemisë”, ku ministri Blerim Kuçi, bashkë me zëvendësministre Burbuqe Deva-Bakija dhe drejtorin e Institutit për Planifikim Hapësinor, Luan Nushi, ndan shpërblimet për fituesit: Vendi 1-rë për Kushtrim Krasniqin, vendi i 2-të për Arben Llapashticën dhe  vendi i 3-të për Astrit Malokun.

Foto Galeria

Kthehu