100 - Departamentet | MMPH

Detyrat dhe përgjegjësitë

Në përputhje me  nenin 22 të Rregullores (QRK) Nr.05/2017 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MMPH, Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikimin e Resurseve Ujore janë:

  • Menaxhon me inerte në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ujërat e Kosovës;
  • Përgatit planet për menaxhimin e pellgjeve lumore;
  • Përgatit programin e masave;
  • Përgatit planin për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe planin për menaxhimin e thatësisë në nivel te rajonit te pellgjeve lumore;
  • Këshillon dhe përkrah administratën e pushtetit lokal në hartimin e planeve të veprimit për mbrojtje nga vërshimet;
  • Merr pjese në procesin e harmonizimit të planit hapësinor të Kosovës, strategjive dhe planeve tjera sektoriale dhe harmonizimin e tyre me planin e pellgjeve lumore;
  • Përgatit programet për ngritjen e kapaciteteve njerëzore në kuadër të pellgjeve lumore;
  • Bashkëpunon me institucionet tjera përgjegjëse për hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar për fushën e ujërave;
  • Përgatit programe për  ndërgjegjësim dhe siguron pjesëmarrjen e publikut në procesin e hartimit të dokumenteve dhe në debatet publike në pajtim me ligjin;

Përgatit kornizat afatmesme të shpenzimeve përinvestime kapitale;

  • Participon dhe kontribuon në përgatitjen e akteve relevante (memorandume, marrëveshje, etj.) në procesin e menaxhimit të ujërave ndërkufitare në kuadër të pellgjeve lumore;
  • Përgatit, mban dhe azhurnon regjistrin e zonave të mbrojtura ujore;
  • Përgatit, mban dhe azhurnon regjistrin e lejeve ujore;
  • Përgatit, mban dhe azhurnon regjistrin e ndotësve në nivel të pellgut lumor;
  • Përgatit, mban dhe azhurnon regjistrin e objekteve dhe pajisjeve ujore në nivel pellgu;
  • Përgatit, mban dhe azhurnon kadastrin ujor dhe protokollin ujor;
  • Bashkëpunon me divizionet tjera  të autoritetit rajonal të pellgjeve lumore  lidhur me mbarëvajtjen e punës.

Kuadri ligjor për Planifikimin e Resurseve Ujore përbëhet nga:

  • Legjislacioni primar:
  • Legjislacioni sekondar:
  • Një (1) Rregullore e MMPH.
  • Një (1) Udhëzim Administrativ i QRK.
  • Shtatëmbëdhjetë (17) Udhëzime Administrative, prej tyre gjashtëmbëdhjetë (16) të MMPH-së dhe një (1) i QRK-së
  •  Një (1) Rregullore e MMPH-së, Nr. 02/2016 për Mënyrën e  Përcaktimit të Prurjes së Pranueshme Ekologjike
  • Tridhjetë e katër (34) Vendime të QRK-së, Për përcaktimin e zonave të mbrojtura Ujore dhe masat e tyre mbrojtëse të burimeve ujore që përdoren për pije;
  • Dokumentet Strategjike dhe Planet e Veprimit

 

Udhëheqëse e DPRU është inxh. dipl. Manduha Gojani,

Adresa: ish Pallati i Mediave “Rilindja”, Kati XV – Zyra 1603

10000 Prishtinë – KOSOVA

Tel.  +383 (0) 38 200 32 098

E-mail; manduha.gojani@rks-gov.net

            http://mmph.rks-gov.net