104 - Departamentet | MMPH

Detyrat dhe përgjegjësitë

Ne përputhje me nenin 8 të Rregullores (QRK) Nr. 05/2017, detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit për Ujëra janë:

  • Propozon, harton dhe përcjell zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e resurseve ujore;
  • Propozon dhe harton legjislacionin në fushën e resurseve ujore;
  • Zhvillon dhe mirëmban sistemin informativ ujor;
  • Përcjellë dhe mbështet përafrimin e legjislacionit kosovar në fushën e ujërave me ‘aqcuis communitaire’;
  • Identifikon dhe propozon nevojat për investime dhe financim në fushën e resurseve ujore;
  • Ofron mbështetje për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare për resurset ujore dhe implementimin e tyre;
  • Bashkëpunon me ministritë dhe institucionet tjera me qëllim të koordinimit te zhvillimit dhe koordinimit të politikave ujore;
  • Mbështet bashkëpunimin ndërkombëtarë dhe bilateral në fushën e resurseve ujore;
  • Përgatit instrumente ekonomike dhe korniza afatmesme të shpenzimeve për sektorin e ujërave.

Kuadri ligjor për ujërat përbëhet nga:

  • Legjislacioni primar:
    • Ligji Nr. 04/L-147 për Ujërat e Kosovës GZRK Nr. 10/2013/29.04.2013.
  • Legjislacioni sekondar:
    • Një (1) Rregullore e MMPH.
    • Një (1) Udhëzim Administrativ i QRK.
    • Pesëmbëdhjetë (15) Udhëzime Administrative të MMPH-së.
  • Dokumentet Strategjike dhe Planet e Veprimit
    • Strategjia Shtetërore e Ujërave 2017-2036.

Udhëheqës i DU-së është inxh.dipl. Shiqeri Dërmaku, MSc

Adresa: ish Pallati i Medieve “Rilindja”, Kati XV – Zyra 1517, 10000 Prishtinë – KOSOVA
Tel: +383 (0) 38 200 33 304
E-mail: shiqeri.dermaku@rks-gov.net