109 - Departamentet | MMPH

Përshkrimi i punës së Departmentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim

Departmenti për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim (DPHNB) ka përgjegjesi te sigurojë zbatimin e politikave zhvillimore të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes ligjeve dhe dispozitave të tjera në fushën e Planifikimit Hapësinor Ndërtimit dhe Banimit.

Propozon politika, harton dhe zbaton dokumente dhe strategji për fushën e planifikimit hapësinor, ndërtimit, banimit, legalizimit, eficiences se energjise ne ndertesa, rregullimin e profesionit te arkitektit dhe inxhinierit ne fushen e ndertimit;

DPHNB, shqyrton dhe percakton kushtet ndertimore, lejet ndertimore si dhe lejet legalizimit per ndertimet me rrezikshmeri te larte dhe me interes nacional per vendin si dhe vlerëson përputhshmërinë e Planeve Zhvillimore Komunale dhe Hartave Zonale të Komunave me Planin Hapësinor të Kosoves dhe Hartën Zonale të Kosoves;

Bashkëpunon me komunat, dhe instituciont tjera vendore me qellim te zbatimit te legjislacionit ne fushen e planifikimit hapesiniore, ndertimit dhe banimit. Perfaqeson vendin ne organizata nderkombetare, konferenca dhe menaizmat tjere nderkombetar. DPHNB perkahet ne vazhdimesi nga donatore dhe organizata te ndryshme si: USAID, GIZ, UN Habitat, OSBE, Komisioni Evropian etj, per fushen e planifikimit hapesinore, ndertimit dhe banimit.

Në kuadër të punës dhe përgjegjësive trajton dhe kryen shërbime profesionale dhe legjislative në realizimin e politikave të Qeverisë së Kosovës në fushën e Planifikimit Hapësinor të Ndërtimit dhe të Banimit.

DPHNB monitoron, analizon, përgatitë dhe propozon strategjitë, programet dhe masat për përparimin e gjendjes së  Planifikimit Hapësinor të Ndërtimit dhe të Banimit dhe siguron realizimin e programeve dhe projekteve përkatëse.

  • Struktura organizative e Departamentit i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit është e organizuar në këto divizione sipas organorgamit:
  • Kontaktet

Servet Spahiu

Udhëheqës i Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim

servet.spahiu@rks-gov.net 038 200 32 053;  038 200 32 222

 

KUSHTET NDERTIMORE KATEGORIA I-II

Data e publikimit: 25/07/19

KUSHTET NDERTIMORE KATEGORIA III

Data e publikimit: 25/07/19