112 - Departamentet | MMPH

Banimi

Banimi është qështje vendimtare për stabilitet social, shëndet dhe zhvillim kualitativ të mirëqenies njerëzore. Banimi si shfrytëzues më i madh i hapsirës, ndikon në rrjedhën e zhvillimit të gjithmbatshëm të shoqrisëdhe njëherit është komponent e rëndesishme e zhvillimit social-ekonomik, gjegjësisht të standardit jetësor. Banimi është e drejtë sociale e qytetarve në shumicën e vendeve të zhvilluara. E drejta në banim gjithnjë e më shume është prezente në kuadër të politikave globale dhe në luftë për të drejtat njerëzore, e sanksionuar edhe me konventa ndërkombëtare. Banimi luan rol kyç në krijimin e vendeve ku njerëzit dëshirojnë të jetojnë - vendet ku dëshirojnë të investojnë për biznes dhe kështu të rrisin mundësitë zhvillimore ekonomike

Misioni:

Divizioni i Banimit zhvillon politikat e banimit dhe zbatimin e politikave, strategjive, programeve dhe projekteve, si dhe realizimit të aktiviteteve tjera të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në krijimin e kushteve dhe mekanizmave që mundësojnë banim të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, në ruajtjen e rritjen e vlerës së fondit banesor dhe ne përdorimin dhe aplikimin e rregullave moderne teknike të ndërtimit.

Fushë veprimtaria:

Monitoron dhe analizon gjendjen e fushave në kuadër të përgjegjësive të veta, përgatitë dhe propozon strategjinë, programet dhe masat për përparimin e gjendjes në fushën e banimit dhe siguron realizimin e programeve dhe masave përkatëse, koordinon dhe përgatitë punët profesionale për hartimin e ligjeve dhe udhezimeve administrative dhe monitoron aplikimin e tyre, kryen shërbime profesionale në fushën e banimit të përcaktuara me Ligjet, merr pjesë në realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e banimit si dhe përshtatjen e kornizës ligjore me standardet e Bashkimit Evropian.

Detyrat dhe përgjegjësite e divizionit për ndërtim:

  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në lëmin e banimit;
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në lëmin e banimit;
  • Menaxhon dhe koordinon politikat për Banim, përmes të cilave synohet të krijohen kushtet më të përshtatshme dhe të qëndrueshme për banim, për të gjitha kategoritë e qytetarëve;
  • Analizon dhe vlerëson gjendjen e banimit nëpër komuna ne kuadër te detyrave dhe përgjegjësive dhe siguron zbatimin e politikave zhvillimore në fushën e banimit
  • Nxitë mekanizma për realizimin e politikave të volitshme të financimit në banim dhe koordinon zhvillimin e tyre me aktorë të ndryshëm të institucioneve publike, bankare apo donatorë, investitorë dhe OJQ të ndryshëm;
  • Identifikon, harton dhe zhvillon projekte me prioritet dhe rëndësi të veçantë për vendin nga sektori i banimit;
  • Zhvillon politika të qëndrueshme për bashkëpunimin institucional dhe ndërinstitucional, vendorë dhe ndërkombëtarë;
  • Hulumton politikat regjionale në aspektin e ngritjes së nivelit të zhvillimit të fushës së banimit dhe identifikimit të mënyrave të favorshme të financimit për renovimin e stokut të banimit;
  • Përkrah profesionalisht komunat në përmbushjen e përgjegjësive të dala nga legjislacioni në fuqi për fushën e banimit;
  • Harton dhe monitoron zbatimin e normave minimale për banim;
  • Bashkëpunon me akterët relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë për zhvillimin e fushës së banimit;
  • Ofron mbështetje për institucionet publike dhe private për projektet zhvillimore dhe investive të banimit në Kosovë.