115 - Departamentet | MMPH

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Çështje Pronësore janë:

Pranon dhe trajton kërkesat për shpronësim konform legjislacionit në fuqi si dhe përshtatshmërisht përgatitë propozim- vendimet përkatëse dhe shkresat përkatëse për procedim të mëtejmë;

Organizon dëgjimet publike për kërkesat e pranuara për shpronësim, sipas vendimeve të Qeverisë;

Ofron këshilla dhe udhëzime sa i përket procesit të shpronësimit, sipas kërkesës;

Pranon paditë nga pronarët për rastet kontestuese të pronave dhe evidentimi i tyre me qëllim të stopimit të pagesave deri në zgjidhjen përfundimtare nga Gjykata;

Pranon dhe shqyrton ankesat dhe kërkesat e banorëve të shpronësuar dhe të zhvendosur brenda Komisioneve dhe Departamentit dhe harton vendimet për ankesat dhe kërkesat e shqyrtuara.

Udhëheqësi i Divizionit për Çështje Pronësore raporton të Udhëheqësi i Departamentit.

Numri i të punësuarve në Divizionin për Çështje Pronësore eshte tre (3).