118 - Departamentet | MMPH

DIEKP është themeluar në bazë të Rregullores së Qeverisë Nr. 01/2011 dhe Vendimit të Qeverisë mbi Themelimin e DIEKP-ve në Ministritë e Linjës me Nr. 02/2011.

Detyrat dhe përgjegjësitë:         

  • Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të Ministrisë duke marrë parasysh obligimet që dalin nga procesi i integrimit evropian.
  • Koordinon punën në zhvillimin e dokumenteve kryesorë strategjikë, të cilat hartohen nga strukturat e Ministrisë, duke siguruar që këto dokumente të jenë në pajtim me politikat e Qeverisë si dhe siguron konsistencën mes tyre.
  • Siguron pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjive me standardet e BE-së.
  • Kujdeset në krijimin e një sistemi interaktiv në mënyrë që të ketë koordinim mes procesit të zhvillimit të politikave dhe planeve me procesin e planifikimit buxhetor të Ministrisë, veçanërisht përmes zhvillimit të deklaratave strategjike buxhetore.
  • Koordinon punën në sigurimin e kontributeve për zhvillimin e PKZMSA, Planin Vjetor të Punës dhe siguron harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumenteve tjera strategjike.
  • Monitoron zbatimin e PKZMSA dhe Planin Vjetor të Punës dhe raporton tek institucionet relevante, me theks të veçantë tek ZKM dhe MIE.
  • Udhëheq koordinimin e asistencës se IPA-së, dhe asistencës së jashtme bilaterale dhe multilaterale.
  • Siguron që ndihma e jashtme është e ndërlidhur dhe kontribuon në zbatimin e prioriteteve dhe planeve të Qeverisë dhe Ministrisë si dhe është e ndërlidhur me procesin e planifikimit buxhetor të Ministrisë.
  • Ndihmon monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit zhvillimor institucional të Ministrisë, si dhe aktivitetet tjera për reformimin institucional të Ministrisë.
  • Departamenti është përgjegjës për organizimin, udhëheqjen dhe (ose) pjesëmarrjen në takimet e rregullta të procesit të Stabilizim Asociimit, takime ndërministrore dhe takime me organizatat, donatorë dhe aktorët tjerë relevantë. 

Organizimi i Departamentit:

Departamenti udhëhiqet nga Drejtori i Departamenti i/e cili/a është përgjegjës për funksionimin e tij dhe i përgjigjet drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm.

Drejtore e DIEKP është  znj. Hazbije Krasniqi

Adresa: ish Pallati i Mediave "RILINDJA", kati i 14  Nr. 1404

Nr. Tel: +381 38 200 32 300

E-mail: hazbije.krasniqi@rks-gov.net