123 - Departamentet | MMPH

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë;
  • Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë;
  • Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë;
  • Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis të BE-së) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
  • Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës;
  • Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në kontestet gjyqësore.

Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton të Sekretari i Përgjithshëm.

 Udhëheqës i DL është  FLORIJE KIKA,

Adresa: ish Pallati i Medieve “Rilindja”, Kati XVI – 10000 Prishtinë – KOSOVA
Tel: +383 (0) 38 200 32 030
E-mail:Florije.Kika@rks-gov.net