126 - Departamentet | MMPH

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave janë:

  • Bënë shqyrtimin ligjor të të gjitha parashtresave dhe ankesave të personave fizik dhe juridik, ndaj akteve administrative të shkallës së parë të organeve komunale, sipas afateve ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
  • Shqyrton dhe nxjerrë e akte administrative individuale dhe kolektive për të gjitha ankimimet administrative, qofshin ato në formë të kërkesave për rishqyrtim apo ankesa, të cilat ndërlidhen me realizimin e të drejtave të përcaktuara me ligjet dhe aktet nënligjore.
  • Shqyrton dhe njofton menjëherë palët kërkuese, se ankesa është pranuar dhe se procedimi administrativ lidhur me ankesën e parashtruar ka filluar;
  • Regjistron të gjitha parashtresat dhe ankesat në një libër të veçantë;
  • Harton dhe përgatit raporte javore, periodike dhe vjetore lidhur me punën e Divizionit për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave;
  • Nxjerrë konkluzione, për çështjet që kanë të bëjnë me procesin dhe të cilat shfaqen si dytësore në procedimet administrative.
  • Shqyrton dhe vlerëson të gjitha parashtresat dhe ankesat e qytetarëve dhe grupeve të caktuara të interesit të cilat i drejtohen MMPH-së.

Udhëheqësi i Divizionit për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor.

Numri i të punësuarve në Divizionin për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave është kater (4).