248 - Departamentet | MMPH

Divizioni për Ndërtim është pjesë e Departamentit të Planifikimit Hapësinorë, Ndërtimit dhe Banimit në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Divizioni i Ndërtimit është përgjegjës për bërjen e politikave përmes hartimit të legjislacionit primar dhe sekondar për Fushën e Ndërtimit duke përfshire legalizimin e ndërtimeve të ndërtuara pa leje, efiçiencën e energjisë në ndërtesa, rregullimin e profesioneve të fushës së ndërtimit si dhe çështje të tjera.

Detyrat dhe përgjegjësite e divizionit për ndërtim:

  • Propozon, harton dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave/strategjive në fushën e ndërtimit;
  • Zhvillon fushen e ndertimit permes hartimit te rregulloreve teknike konform standardeve dhe normave te Bashkimit Evropian;
  • Propozon politika/strategji ne caktimin e kritreve dhe lehetesimin e procedurave per leje ndertimore per nivelin lokal dhe qendror;
  • Shqyrton kerkesat per leje ndertimore, leje per rrenim dhe certifikate te perdorimit per ndertimet e kategorisë se trete;
  • Miraton Taksat Administrative për Leje Ndërtimore në baza vjetore të nivelit lokal dhe percakton ato te nivelit qendror;
  • Krijon politika per rregullimin e profesioneve te fushës se ndërtimit. Themelon dhe mbikqyre ne vazhdimesi punen e odave si dhe procesin e licencimit të profesionisteve në fushën e ndërtimit;
  • Propozon politika/strategji ne procesin e legalizimit ne nivel vendi;
  • Udheheqe dhe koordinon procesin e legalizimit;
  • Pranon dhe shqyrton kerkesat per leje te legalizimit per ndertimet e kategorisë se trete;
  • Menaxhon me bazen e te dhenave per legalizim ne nivel vendi;
  • Zhvillon politikat/strategjitë ne fushën e eficiencës energjetike ne ndërtesa;
  • Siguron zbatimin e Ligjit për Performancën e Energjetike ne Ndërtesa si dhe mbikëqyr dhe bashkërendon masat zbatuese për performancën energjetike të ndërtesave;
  • Administron procesin e certifikimit energjetik ne ndërtesa dhe menaxhon regjistrin Kombëtare për performancën energjetike ne ndërtesa.
  • Bashkëpunon me Komunat dhe institucionet tjera me qellim te implementimit te ligjeve ne fushen e ndertimit;
  • Përcjellë punën, realizon kontakte dhe bashkëpunon me organizata ndërkombëtare, agjenci të specializuara si dhe organizata të tjera, me qëllim të këmbimit të përvojave lidhur me zhvillimin e fushës së ndërtimit;