252 - Departamentet | MMPH

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të përgjegjësive të veta ligjore, planifikon që përmes fuqizimit të projektligjit  për odën e arkitekteve dhe odën e inxhinierëve në fushën e ndërtimit  të rregulloj profesionet të cilët operojnë në fushën e ndërtimit.

Me këtë projektligj themelohet Oda e Arkitektëve dhe Oda e Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit si dy Oda të pavarura të cilat ushtrojnë kompetenca të caktuara publike. Rregullohet  anëtarësimi, përcaktohet selia, statusi i tyre, roli dhe fusheveprimia e odave, mënyra e financimit te Odës, profesionet, licencat, përgjegjësitë disiplinore dhe edukimin e vazhdueshëm të profesionistëve të fushës së ndërtimit.