257 - Departamentet | MMPH

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit Tekniko - Financiar janë:

Pranon dhe trajton dokumentacionin për kompensim, si dhe përshtatshmërisht përgatitë dokumentacionin e nevojshëm për ekzekutim të pagesave;

Shqyrton elaboratet e shpronësimit dhe ofron propozime lidhur me mënyrën e plotësimit të tyre;

Koordinon aktivitetet me akterët relevantë dhe bashkëpunon për zhvillimin e aktiviteteve;

Ofron mbështetje në organizimin e dëgjimeve publike për kërkesat e pranuara për shpronësim, sipas vendimeve të Qeverisë.

Udhëheqësi i Divizionit Tekniko Financiar i raporton Udhëheqësit të Departamentit.

Numri i të punësuarve në Divizionit Tekniko Financiar eshte tre (3).