318 - Departamentet | MMPH

Koordinon inspektimin sipas planit vjetor të Inspektoratit për lëmin e mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës, ujërave, ndërtimit dhe planifikimit hapësinor sipas ligjeve në fuqi dhe shqipton masa adekuate konform gjendjes në terren; 1.2. Bën mbikëqyrje inspektuese në bazë të kërkesave dhe ankesave të qytetarëve në fushat e lartshënuara;

  • Përcjell dhe plotëson data bazën e operatorëve, shqipton masa në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, si dhe evidenton inspektimet e kryera;
  • Koordinon punën e inspektorëve të divizionit përkatës;
  • Harton dhe plotëson data bazën lidhur me operatorët sipas lëmenjve përkatës;
  • Merr pjesë në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare që trajtojnë problematikat e Mbrojtjes së Mjedisit, Natyrës, Ujërave, Planifikimit dhe Ndërtimit;
  • Koordinon punën me Departamentet e MMPH-së, lidhur me pranimin e komenteve dhe sugjerimeve lidhur me zbatimin e legjislacionit;
  • Koordinon punët në fushat përkatëse me inspektoratet të nivelit komunal;
  • Pranon ankesat dhe parashtesat nga asociacionet e ndryshme dhe qytetarët lidhur me lëmit përkatëse, dhe të njëjtat i shqyrton konform ligjeve në fuqi.

Udhëheqësi i Departamentit për Inspektim të Mjedisit, Natyrës Ujërave, Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor raporton tek Ministri ne aspektin operacional, ndërsa  tek  Sekretari i Përgjithshëm  ne aspektin administrativ.

Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

Divizioni për Inspektim të Mbrojtjes së Mjedisit, Natyrës dhe Ujërave dhe

Divizioni për Inspektim të Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtim.

Numri i të punësuarve në Departamentin për Inspektim të Mjedisit, Natyrës Ujërave, Ndërtimit dhe Planifikimit është Tridhjet e nje (31).