329 - Departamentet | MMPH

Plani Hapësinor për Zonën me Interes të Veçantë “Beteja e Koshares” – Përmbajtja e dokumentit kryesisht ndërlidhet me ruajtjen dhe promovimin e vlerave të luftës, përmes të cilave do të mbetet e freskët sakrifica dhe lufta e popullit tonë për liri.

Zhvillimi i ardhshëm hapësinor i zonës së Koshares fillon dhe mbaron në pikën qendrore - varrezat e dëshmorëve, që njëherit paraqesin përmbajtjen më të rëndësishme të të gjithë zonës.

Aty qëndron themeli i të gjitha zhvillimeve dhe aty gërshetohen rrugët që e lidhin vet zonën me përmbajtjet dhe zhvillimet hapësinore përreth saj.

Në aspektin e zhvillimit ekonomik, Zona e Koshares me të gjitha përmbajtjet që shtrihen përreth saj, mund të shndërrohet në një atraksion turistik të qëndrueshëm, me ndikim në zhvillimin e të gjithë rajonit, duke i përfshirë edhe përmbajtjet që janë në anën tjetër të kufirit.

Dokumenti është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 14.03.2014.