330 - Departamentet | MMPH

Plani Hapësinor i Zonës me Interes të Veçantë Ekonomik “Fusha e Mihjes së Re” – është dokumenti kryesor hapësinor për sektorin energjetik, që siguron kornizën bazë në mbështetje të projekteve të ndryshme edhe nga sektorët tjerë qeveritar.

Me këtë dokument Qeveria e Kosovës në mënyrë të qëndrueshme orienton kahen e zhvillimit hapësinor energjetik duke respektuar në maksimum mbrojtjen e mjedisit dhe shfrytëzimit racional të resurseve natyrore.

Zhvillimi i ofruar ekonomik, nëpërmjet zhvillimit të sektorit energjetik, duke siguruar prodhim dhe furnizim të rregullt të energjisë elektrike, është garant edhe për zhvillim të barabartë social dhe mjedisor në të gjitha komunat pjesëmarrëse të zonës.

Duke qenë të vetëdijshëm për situatën e vështirë ekonomike dhe problemet e shumta që po ballafaqohet vendi ynë, jemi të sigurt që dokumenti i ofruar i zhvillimit të ardhshëm hapësinor të zonës, është kontribut i rëndësishëm në konsolidimin e situatës energjetike në Kosovë.

Prandaj, është shumë e rëndësishme të kuptohet se për realizimin e këtij Plani, do të duhet gjithsesi ndihma e të gjithëve, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në zbutjen e problemit energjetik dhe në ndërtimin e mjedisit më kualitativ jetësorë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Dokumenti është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 07.10.2011

Fusha e Mihjes se Re

Data e publikimit: 02/10/19

Shfrytezimi i Tokes në Mihjen e Re

Data e publikimit: 01/10/19

Raport Shqyrt. Publik PH FMR Mars 2011

Data e publikimit: 21/08/19