336 - Departamentet | MMPH

Planit Hapësinor për Monumentin e Natyrës me Rëndësi të Veçantë “Ujëvarat e Mirushes” – është dokumenti kryesor i zhvillimit hapësinor të zonës, në të cilin me shumë kujdes janë trajtuar të gjitha çështjet që ndërlidhen me mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e vlerave që ka zona në përgjithësi. Dokumenti është hartuar nga Instituti për Planifikim Hapësinor nën përkrahjen e përfaqësuesve të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë dhe me kontributin shumë të çmueshëm të përfaqësuesve të komunave pjesëmarrëse në zonë. Në këtë drejtim, ndihmë të konsiderueshme kanë dhënë edhe profesionistë të fushës, përfaqësues të universiteteve, grupe të ndryshme të interesit duke përfshirë edhe kontributin e qytetarëve dhe shoqërisë civile.

Me kujdes të shtuar janë bërë hulumtimet e nevojshme për gjendjen ekzistuese të zonës, si rezultat i të cilës, në bashkëpunim me të gjithë pjesëmarrësit është vendosur për vizionin, si parakusht për të përfunduar fazën më të rëndësishme të procesit – Strategjinë e zhvillimit të ardhshëm hapësinor të zonës. Zhvillimet e ofruara janë në harmoni të plotë me normat dhe standardet e lejuara dhe do të ndikojnë drejtpërdrejtë në përmirësimin e situatës aktuale mjedisore. Në mes tjerash, rëndësi e veçantë i është kushtuar zhvillimit të turizmit dhe komponentëve që ndërlidhen me këtë fushë të rëndësishme ekonomike, nga e cila padyshim do të kemi përfitim të gjithë.

Dokumenti është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 14.03.2014.