339 - Departamentet | MMPH

Plani Hapësinor i Kosovës 2010-2020+ – është dokumenti kryesor i sektorit të planifikimit hapësinor i cili është hartuar në bashkëpunim me të gjitha sektorët e rëndësishme të Qeverisë së Kosovës. Në hartimin e tij kanë marrë pjesë edhe profesionist të dalluar të fushës, institucionet e ndryshme shkencore, universiteti, organizata të ndryshme joqeveritare, përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë të nivelit lokal dhe pa dyshim, shumë e rëndësishme ka qenë ndihma dhe përkrahja që është ofruar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Dokumenti i aprovuar në Qershor 2011 është versioni plotësuar, i cili për bazë kishte dokumentin e aprovuar në parim në Kuvendin e Kosovës (Janar, 2007). Një veprim i tillë ishte i domosdoshëm, për shkak të ndryshimeve të atëhershme politike të cilat sollën edhe ndryshime tjera hapësinore. Sa i përket përmbajtjes, zhvillimi i ofruar policentrik është garant i zhvillimit të barabartë të të gjitha rajoneve, komunave dhe zonave rurale në Kosovë. Me shumë kujdes janë shfrytëzuar potencialet e shumta dhe karakteristike për rajonet, që paraqesin bazë të mirë për zhvillim të qëndrueshëm të të gjithë vendit.

Vendimi per aprovimin e PHK 0611

Data e publikimit: 02/10/19