98 - Departamentet | MMPH

Depertamenti AL

Misioni:

Sigurimi i sasisë së mjaftueshme të ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë të një cilësie të mirë, ashtu siç nevojitet për një përdorim të qëndrueshëm, të baraspeshuar dhe të barabartë të ujit.

Vizioni:

Zhvillimit i qëndrueshëm i resurseve ujore të cilat janë të domosdoshme për shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin social-ekonomik të Republikës së Kosovës.

Departamenti për mbrojtjen e mjedisit dhe ujërave

Detyrat dhe përgjegjësitë e Autoritetit të Rajonit të pellgjeve Lumore (ARPL-së) janë:

  • Harton planet për menaxhimin e pellgjeve lumore dhe udhëheqja e proceduarave deri në miratimin e planit, përfshirë kontrollin e zbatimit dhe përditësimin e planit;
  • Bën përcaktimin e vijës së plotave, vijës së zonave erozive, kufijve të pellgjeve lumore dhe zbatimi i procedurave përkatëse deri në nxjerrjen e vendimeve përfundimtare;
  • Përgatitë bazën profesionale dhe zbaton procedurat për ruajtje dhe mbrojtje të resurseve ujore në nivel të pellgut lumor, si dhe mban regjistra për zonat erozive, zonat sanitare, zonat të ndjeshme, koncesione, shpronësime;
  • Zbaton procedurat për dhënien e lejeve ujore, koncesione, shpronësime, si dhe përgatit propozime për ruajte dhe mbrojte të ujërave nga ndotja, financim dhe zhvillim te resurseve ujore;
  • Sistemimon dhe rifreskon të dhënat për resurset ujore, inerte, objekte dhe pajisje ujore, zona erozive, dhe kryen punë financiare–administrative në nivel të pellgut lumor;
  • Ruan dhe mbron ujërat ndërkufitare dhe pjesëmarrje aktive në proceset e bashkëpunimit ndërkufitar dhe rajonal;
  • Siguron pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje (palëve të interesit) në çdo fazë gjatë hartimit dhe implementimit të dokumenteve për menaxhimin e pellgut lumor

UD.Drejtor i ARPL- së është Ch. Gani Berisha MSc,

Adresa: ish Pallati i Medieve “Rilindja”, Kati XVI – Zyra 1605, 10000 Prishtinë – KOSOVA
Tel: +383 (0) 38 200 32 235
E-mail: Gani.berisha@rks-gov.net

Në kuadër të ARPL-së funksionojnë:

  • Divizini për Menaxhimin e Resurseve Ujore;
  • Divizioni për Planifikimin e Resurseve Ujore;
  • Divizioni për Pagesat Ujore dhe Projekte;