99 - Departamentet | MMPH

Detyrat dhe përgjegjësitë

Ne përputhje me nenin 21 të Rregullores (QRK) Nr. 05/2017, detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit për Menaxhimin e Resurseve Ujore janë:

  • Zbaton procedurën e dhënies së lejes ujore në aspektin administrativ dhe teknik;
  • Mban takime konsultative me palë sipas nevojës;
  • Shqyrton kompletueshmërinë e kërkesave për të drejtën ujore dhe dokumentacionin investiv-teknik i cili i bashkëngjitet kërkesës për të drejtën ujore si dhe propozon vendimin në lidhje me kërkesën;
  • Mbledh dhe përpunon të dhënat e nevojshme për resurset ujore në aspektin cilësor dhe sasior nga burimet e ndryshme që janë në dispozicion;
  • Ndërmerr masa të nevojshme për ruajtjen e resurseve ujore;
  • Kryen karakterizimin dhe klasifikimin e të gjitha trupave ujorë sipërfaqësorë dhe nëntokësorë për secilin pellg lumorë si dhe vlerësimin e presioneve bazuar në legjislacionin e zbatueshëm;
  • Propozon shpronësimin e tokës në të cilën janë resurset ujore, sipas nevojës;
  • Afirmon metodat teknike për ruajtjen e ujërave;
  • Zbaton rregullimin e ujërrjedhave dhe pasurive ujore;
  • Kryen vlerësimin preliminar të mbrojtjes nga vërshimet dhe përgatit hartat me zonat e rrezikut nga vërshimet në kuadër të pellgut lumor;
  • Përcakton zonat erozive në kuadër të pellgut lumor;
  • Zbaton masat rregulluese dhe mbrojtëse për mbrojtje nga veprimet e dëmshme të ujërave që mund të rezultojnë nga vërshimet dhe erozioni;
  • Menaxhon me objektet për mbrojtje nga veprimet e dëmshme të ujërave;
  • Siguron mbrojtjen e shtretërve dhe brigjeve të lumenjve, kanaleve dhe akumulimeve brenda pellgut lumor;
  • Përcjell fenomenet ujore bazuar në të dhënat e siguruara nga institucionet relevante të cilat i përpunon dhe ndërmerr veprimet e duhura në pajtim me përgjegjësitë që i ka ARPL sipas legjislacionit të zbatueshëm dhe në pajtim me planet kombëtare përkatëse (si planin për menaxhimin e vërshimeve, planin për menaxhimin e thatësisë, planin për menaxhimin e emergjencave si pasojë ndotjes së ujërave etj.);
  • Menaxhon me inerte në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ujërat e Kosovës;
  • Bashkëpunon me divizionet tjera të autoritetit rajonal të pellgjeve lumore lidhur me mbarëvajtjen e punës.

Kuadri ligjor për ujërat përbëhet nga:

  • Legjislacioni primar:
    • Ligji Nr. 04/L-147 për Ujërat e Kosovës GZRK Nr. 10/2013/29.04.2013.
  • Legjislacioni sekondar:
    • Një (1) Rregullore e MMPH.
    • Një (1) Udhëzim Administrativ i QRK.
    • Shtatëmbëdhjetë (17) Udhëzime Administrative, prej tyre gjashtëmbëdhjetë (16) të MMPH-së dhe një (1) i QRK-së
    • Një (1) Rregullore e MMPH-së, Nr. 02/2016 për Mënyrën e Përcaktimit të Prurjes së Pranueshme Ekologjike
    • Tridhjetë e katër (34) Vendime të QRK-së, Për përcaktimin e zonave të mbrojtura Ujore dhe masat e tyre mbrojtëse të burimeve ujore që përdoren për pije;
  • Dokumentet Strategjike dhe Planet e Veprimit
    • Strategjia Shtetërore e Ujërave 2017-2036.

Udhëheqëse e DMRU-së është inxh.dipl. Makfirete Dibrani, MSc

Adresa: ish Pallati i Mediave “Rilindja”, Kati XV – Zyra 1603, 10000 Prishtinë – KOSOVA
Tel: +383 (0) 38 200 33 204
E-mail: Makfirete.dibrani@rks-gov.net