119 - Departamentet | MMPH

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron përkrahje në mbikëqyrje dhe rekomandim të pajtueshmërisë së prioriteteve, planeve dhe strategjive të ministrisë me prioritetet që dalin nga procesi i integrimit evropian për Kosovën;
  • Kujdeset për sigurimin e kontributeve për zhvillimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian, tani PKZMSA dhe siguron harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumente tjera strategjike
  • Monitorimi i zbatimit të PVPE/PKZMSA-së dhe përgatit raporte për institucionet relevante, me theks te veçante tek MIE;
  • Është përgjegjëse për vlerësimi dhe ndërmarrje të iniciativave lidhur me procesin e IE dhe ofrimi i mbështetjes Departamentit Ligjor sa i përket përfshirjes se politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me acquis;
  • Organizimi, dhe pjesëmarrja në takimet e rregullta që ndihmojnë aktivitetet e procesit te Integrimit, takime ndërministrore dhe takime me organizatat donatore dhe aktorët tjerë relevantë;
  • Ofrimi i ndihmës për departamentet dhe strukturat tjera të ministrisë në aspektin e mbështetjes metodologjike për procedurat e përgatitjes se dokumenteve strategjike;
  • Pjesëmarrja në ekipet punuese për hartimin e legjislacionit dhe dokumenteve tjera strategjike dhe planifikuese të Ministrisë;
  • Përkrahja nё procesin e hartimit tё PKZMSA, nё koordinim tё plotё me departamentet dhe ndihma nё vlerësimin e veprimeve duke pas kujdes qё ato tё jenё tё matshme dhe nё harmoni me me kriteret e caktuara;
  • Sigurimi i kontributeve dhe përgatitja e raporteve kuartale mbi përmbushjen e PKZ MSA;
  • Kujdeset që legjislacioni i planifikuar në dokumentet e procesit të IE të pasqyrohet në Programin Legjislativ të Ministrisë;
  • Pjesëmarrja në GP të formuara për hartim të Koncept Dokumenteve;
  • Organizimin dhe pjesëmarrja nё takimet e Komisionit Ekzekutiv/Infrastruktura;
  • Përkrahja në organizimin dhe pjesëmarrja në takime per koordinimin e ndihmës sё jashtme;
  • Përkrahja në Organizimi dhe pjesëmarrja nё takimet sektoriale tё DPSA (tani Nën-Komitetet).

Udhëheqëse e Divizionit për Integrim Evropian është znj. Mirlinda Lataj

Adresa: ish Pallati i Mediave "RILINDJA", kati i 17të Nr. 1715
Tel: +381 38 200 32 245
E-mail: mirlinda.lataj@rks-gov.net