122 - Departamentet | MMPH

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë;
  • Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë;
  • Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë;
  • Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis të BE-së) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
  • Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës;
  • Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në kontestet gjyqësore.

Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton të Sekretari i Përgjithshëm.

Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

  • Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit;
  • Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit.
  • Divizioni për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave (organi i shkallës së dytë në Procedurën Administrative)

Numri i të punësuarve në Departamentin Ligjor është katrembedhjetë (14).