125 - Departamentet | MMPH

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit janë:

  • Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të Minitrisë për zbatimin e legjislacionit;
  • Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit;
  • Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative;
  • Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve, propozim-marrëveshjeve, propozim memorandumeve dhe propozim-kontratave;
  • Koordinon aktivitetet legjislative të ministrisë me institucionet përkatëse;
  • Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të Ministrisë.

Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit raporton te Udhëheqësi i Departamentit Ligjor.

Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit, eshte kater (4).