1754 - Galeria_single | MMPH

Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë, me moton “Ejani të ecim së bashku”, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim me MASHT, OJQ – mjedisore dhe Shkollën e Gjelbër, e shënuan në Gërmi, Prishtinë.

Në emër të ministrit Matoshi, z. Leutrim Sahiti, tha se “Krahas angazhimeve të MMPH-së për të pasur një mjedis të pastër, aktivitetet e tilla kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve që të kenë një kujdes të shtuar për natyrën dhe të kemi një lidhje më të fortë shpirtërore me natyrën. Ecja në natyrë sigurisht që ndihmon në kujdesin e shëndetit”. Z.Sahiti po ashtu shtoi se “duhet të kemi vetëdijesim të qytetarëve që të shfrytëzojnë sa më shumë këto hapësira të gjelbra”

Përfaqësuesi i Institutit të Mbrojtjes së Natyrës, z.Sami Behrami në fjalën e tij të rastit ndër të tjera i njoftoj nxënësit dhe të pranishmit me vlerat e këtij parku, prej kur është shpall si Pejzash i mbrojtur dhe sa ka hapësirë. Nder te tjera ai apeloj edhe për mbrojtje të parqeve në tërësi e me theks të veçantë apeloj te të gjithë që ta ruajmë Gërmin sa më tepër, meqenëse siç po thuhet me terminologjinë e re ky vend paraqitet si një lloj i mushkërive të kryeqytetit”, u shpreh z. Behrami.

Ndërkaq, përfaqësuesja e OJQ-ve për mbrojtjen e mjedisit, Merlina Beu Muçaj, theksoi nevojën që ruajtja e mjedisit të promovohet më shumë, dhe të krijohen parakushte nga institucionet për të jetuar shëndetshëm.

Mbi të gjitha ecja konsiderohet të jetë e shëndetshme dhe ndihmon në jetëgjatësinë e njeriut, rrit energjinë dhe mbi të gjitha ecja, vrapimi dhe argëtimi në natyrë, ndihmojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të njeriut.