1778 - Galeria_single | MMPH

Ekspertët e JICA organizuan seminar për zyrtarët përgjegjës të mjedisit në institucionet e Republikës së Kosovës, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”

Qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i aftësive teknike të zyrtarëve mjedisor për ti kontrolluar burimet e emisioneve në zonën e synuar të Projektit që është: Prishtina, Obiliqi, Drenasi dhe Mitrovica.

Sipas përfaqësueseve të projektit JICA, synimi i përgjithshëm i këtij projekti është që pala kosovare t’i zhvilloj kapacitetet për kontrollonin e ndotjes së ajrit dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit bazuar në të dhënat teknike.

Ndër çështjet kryesore që janë diskutuar në këtë seminar janë: ngjarjet që do të ndodhin në periudhën e tretë njëkohësisht të fundit të këtij projekti, Inventari i emisioneve dhe Modelimi, Monitorimi i cilësisë së ajrit, Monitorimi i metaleve të rënda PM dhe matja e gazit të shkarkuar.

Në këtë trajnim ishin pjesëmarrës nga: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë/Agjencia e Akreditimit, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Komuna e Prishtinës, Universiteti i Prishtinës.