2036 - Galeria_single | MMPH

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot mori  pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit “PËR NJË JETË TË SHËNDETSHME, PA QESE PLASTIKE”, projekt ky i financuar nga MMPH dhe implementuar nga Kosovo Center for Business Support - KCBS.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ministri Matoshi ka vlerësuar së nder armiqtë më të mëdhenj të vendit sa i përket mjedisit janë qeset dhe shishet e plastikës, të cilat kanë një ndikim negativ edhe në shëndetin e qytetarëve.

“Qeset e plastikes i kemi çdo kund, në natyrë, brezit rrugor, për më tepër janë përdorë edhe  si mjet për me mbledh mbeturina dhe prapë janë hedhë në rrugë”, tha Matoshi.

Ai tutje u shpreh se rekomandimet që dalin nga kjo konferencë do të merren parasysh deri në marrjen e vendimit përfundimtar sa i përket të ardhmes së përdorimit të qeseve të plastikës në vendin tonë.

Sipas tij rreth përdorimit të qeseve të plastikës do të merret një vendim që do të jetë i pranueshëm nga palët dhe rrethanat shoqërore në vendin tonë.

​