2037 - Galeria_single | MMPH

Në Busavatë të Kamenicës, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të parkut rekreativ në Busavatë, projekt ky i cili financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe i cili kap vlerën prej rreth 70 mijë euro.

Me këtë rast Ministri Matoshi është shprehur i lumtur që po investojnë në krijimin e hapësirave gjelberuese dhe rekreative për fëmijët e këtij fshati.

“Në këtë fshat kanë munguar investimet, aktivitetet sportive e rekreative kurse me këtë projekt do të bëhet rregullimi i ambientit, do të këtë ulëse, shetitore, hapësira për sport e rekreacion, ndriçim publik për fshatin”, tha Ministri Matoshi.

Për këtë projekt, në emër të banorëve të fshatit foli Gani Maliqi, i cili  ka falënderuar Ministrin Matoshi që sipas tij  është i vetmi nga institucionet që po përkujdeset për këtë fshat.