2080 - Galeria_single | MMPH

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit organizoj takimin rajonal dyditor për ndryshime klimatike dhe integrime evropiane me temën “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e mjedisit, integrimeve evropiane dhe ndryshimeve klimatike”.

Takimi ishte pjesë e procesit për dizajnimin e një projekti të bashkëpunimit për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira si dhe realizimin e aktiviteteve specifike në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ujërave, integrimeve evropiane dhe ndryshimeve klimatike.

Një nga komponentët e projektit është edhe bashkëpunimi rajonal, andaj takimi u fokusua në identifikimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe bashkëpunimin rajonal për ndryshime klimatike dhe integrime evropiane.

Përveç institucioneve relevante nga Kosova në takim morën pjesë përfaqësues nga Maqedonia Veriore, Shqipëria, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nga Ambasada Suedeze, SIDA si dhe përfaqësues nga Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë.

Ky takim u organizua në kuadër të projektit të bashkëpunimit në mes të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë (SEPA), i cili u financua nga Ambasada Suedeze në Kosovë dhe Agjencia Suedez për Zhvillim Ndërkombëtarë (SIDA).

Përfitues kryesore të projektit do të jenë Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, dhe njësitë tjera të MMPH.