2117 - Galeria_single | MMPH

Lumir Abdixhiku pranon zyrtarisht detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit

Ministri i deritanishëm Fatmir Matoshi, zyrtarisht i dorëzoi detyrën ministrit të Ri z.Lumir Abdixhiku. Matoshi i dorëzoi Abdixhikut disa prej punëve që janë në proces dhe prioritetet e ministrisë. Ai gjithashtu, e njoftoi përmes një raporti të dorëzuar për punën 3 vjeçare të MMPH-së, për të arriturat dhe punët e kryera dhe atyre që janë në proces dhe në përparësi. Ministri Abdixhiku u zotua se do të filloj së zbatuari programin ambicioz të Qeverisë i cili ka prioritet mjedisin duke përfshirë ajrin, ujin dhe ruajtjen e resurseve natyrore.Ministri Matoshi uroj që ministri Lumir Abdixhiku të dalë edhe me i suksesshëm në realizimin e prioriteteve të MMPH-së. Gjithashtu sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, ish-zëvendësministri i MIT, Rexhep Kadriu ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku. Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit, biseduan për projektet e realizuara deri më tani në infrastrukturën rrugore, projektet të cilat janë në përfundim e sipër, si dhe për projektet të cilat tashmë janë planifikuar. Ndërsa ministri Lumir Abdixhiku, e falënderoi zëvendësministrin Kadriu lidhur me pritjen dhe njoftimin me punët e realizuara gjatë mandatit të kaluar në këtë ministri.​