2194 - Galeria_single | MMPH

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Gjatë këtij takimi, Abdixhiku e ka informuar ambasadorin se çfarë është paraparë në planin qeverisës për infrastrukturën dhe mjedisin, përfshirë këtu edhe projektet të cilat do të trajtohen me prioritet.