2450 - Galeria_single | MMPH

Në vigjilje të takimit mes dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi priti ambasadorin shqiptar, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim vëllazëror u diskutua për marrëveshjet që do të nënshkruhen të shtunën, por edhe bashkëpunimet që mund të ndodhin në vijim. Gjithashtu, u njoftua që të hënën në Kosovë do të vijë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili do të pritet nga ministri Kuçi.

Mes ministrit Kuçi dhe ambasadorit Minxhozi u diskutua edhe për bashkëpunim në fushën e energjisë.

Mundësia e turizmit komplementar në aspektin sezonal mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishte ajo që ambasadori Minxhozi e kërkoi që të fuqizohet duke ngritur kapacitete të reja për të pritur turistë nga Shqipëria gjatë sezonit të dimrit.