2453 - Galeria_single | MMPH

Tiranë, 02.10.2020

Nën shkëlqimin e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë, sot në Tiranë u mbajt mbledhja e dy qeverive, nën moton “Bashkë pa Kufi”.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi bashkë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nënshkruajtën Memorandumin e Bashkëpunimit për Krijimin e Korridorit Digjital 5G dhe Lehtësimi i Lëvizjes në të ardhmen.

Memorandumi i nënshkruar është një pajtim i të dy ministrive që fillimisht të mbulojnë me shërbime 5G "Rrugën e Kombit", me qëllim të lehtësimit të lëvizshmërisë së ndërlidhur dhe të automatizuar me të ardhmen.

“Në botën teknologjike, kur e sotmja po konsiderohet si ‘dje’, korridori digjital që do të krijohet mes Prishtinës dhe Tiranës duke u mbështetur në teknologjinë 5G, do të pozicionojë vendet tona në një shkallë të lakmueshme për optimizimin e logjistikës rrugore”, ka thënë ministri Kuçi.