2483 - Galeria_single | MMPH

Zëvendës ministrja e Ministrisë së Ekonomisë̈ dhe Ambientit Burbuqe Bakija-Deva mori pjesë në inaugurimin e objektit të ri të Ndërmarrjes Komunale “Higjiena” në Komunën e Deçanit. Në prani të kryetarit të Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, në prerjen e shiritit inaugurues përveç zëvendës ministres Burbuqe Bakija-Deva ishin edhe Drejtori për shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim z.Izet Zenuni dhe drejtori i NPL.,,Higjiena’’ z.Kastriot Hulaj

Me këtë rast, zv.ministrja Burbuqe Bakija-Deva uroj qytetarët e Komunës së Deçanit, për objektin e ri, të ndërtuar sipas standardeve evropianë e që do të plotësoj nevojat e qytetarëve të Komunës së Deçanit, njëherit uroj avancimin në aspektin profesional të punonjësve të kësaj ndërmarrje.

Po ashtu zv.ministrja Burbuqe Bakija-Deva të pranishmit i njoftoj që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do të përkrahë edhe fazën e dytë të këtij projekti.