2485 - Galeria_single | MMPH

Me datë 01/12/2020, nën kryesimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, z. Fatos Qerimi, është mbajtur takimi radhës i Komitetit Drejtues lidhur me Grantin e Performancës - Mjedisi i Pastër, ku janë shqyrtuar ankesat e parashtruara nga 10 komuna në nivel vendi, pas komunikimit të rezultateve preliminare të performancës komunale në kuadër të Grantit të Performancës - Mjedisi i Pastër.  

Në këtë takim u prezantuan ankesat e pretenduara nga këto komuna, dhe mbi bazën e sqarimeve të ofruara për të dhënat e përpunuara nga ana e Grupit Teknik, Komiteti Drejtues dhe njëkohësisht janë përgatitur  përgjigjet në ankesat e këtyre komunave për secilën veç e veç, dhe brenda një afati sa më të shkurtër, këto përgjigje,  do ju dërgohen secilës komunë.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua rreth hapave të mëtejmë lidhur me Grantin e Performancës - Mjedisi i Pastër, siç janë; Komunikimi i rezultateve finale të raundit të dytë të Grantit, zhvillimi i procesit të vlerësimit të nevojave për komunat e reja fituese në raundin e dytë të Grantit, procedurat e prokurimit, si dhe nevoja për zhvillimin e një strategjie për promovimin e rezultateve nga Granti i Performancës-Mjedisi i Pastër.