310 - Galeria_single | MMPH

Nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është konstatuar së gjatë përiudhës monitoruese Nëntor - Dhjetor 2016 dhe Janar 2017 janë paraqitë tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3. Ndërsa sa i përketë ditëve me tejkalime e lejon të kemi deri në 35 ditë me tejkalime të PM10. Gjatë tërë këtyre mujve janë regjistruar 46 ditë (raste ) me tejkalime mbi vlerat e lejuar të PM10. Në muajn Nëntor 10 ditë (raste ), në muajn Dhjetor 21 ditë (raste ), dhe në Janarë 15 ditë (raste ). Vlera maksimale është regjistru 254.9μg/m3, me datë 29.01.2017.

Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar në vlerën vjetore e cila është 25μg/m3. Gjatë vitin 2016 mesatarja vjetore ka arritur vlerën 27.81 μg/m3, që është mbi vlerat e lejuara.

Përqendrimet e ndotësve tjerë të gaztë sikur janë SO2, CO, NO2 dhe O3 nuk kanë tejkaluar vlerat kufitare të lejuara, por megjithatë në krahasim me muajt e tjerë të vitit, gjatë muajve Nentor, Dhjetor 2016 dhe Janar 2017, ka pasur një ngritje të vlerave mesatare.

RAPORTI PËR CILËSINË E AJRIT PËR PERIUDHËN NËNTOR – DHJETOR 2016 dhe JANAR 2017