312 - Galeria_single | MMPH

REGJISTRI SHTETËROR I KOMPLETUAR I NDËRTIMEVE PA LEJE

Të nderuar qytetarë të Republikës se Kosovës, ju njoftojmë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shpall REGJISTRIN SHTETËROR TË KOMPLETUAR TË NDËRTIMEVE PA LEJE për ndërtimet e regjistruara deri me datën  11 shtator 2015.

Regjistrin Shtetëror të Kompletuar të Ndërtimeve pa Leje, mund ta gjeni në Webfaqen e MMPH-së.

Ju njoftojmë se nga data 16 shtator 2015, ka filluar faza e aplikimit për legalizim për të gjitha ndërtimet që janë të përfshira në REGJISTRIN SHTETËROR TË KOMPLETUAR TË NDËRTIMEVE PA LEJE.

Aplikacionet për legalizim duhet te dorëzohen ne komunat e juaja me së largu deri me 16 mars 2016.