313 - Galeria_single | MMPH

Ministri i Mjedisiti dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, me rastin e 1 Qershorit-Ditës së Fëmijëve, ka marrë pjesë në edicionin special të BarCamp Prishtina, i organizuar nga Green Art Center Prishtina.

Me këtë rast, ministri Agani uroi të gjithë fëmijët e Kosovës, duke iu dëshiruar suksese dhe njëkohësisht kërkoi që së bashku të ngrisin shkallën e edukimit në vend, në mënyrë që të eliminohet keqtrajtimi, abuzimi, dhe neglizhimi ndaj fëmijëve.

Ministri Agani i falenderoi aktivistët e Green Art Center Prishtina, të cilët në mënyrë të vazhdueshme po angazhohen në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, duke organizuar aktivitete dhe aksione për pastrimin e pjesëve të ndryshme të Prishtinës, por edhe të mbarë Kosovës.

 

Ky edicion BarCamp Prishtina po mbahet në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ai ka për qëllim të shpalosë fëmijë që kanë arritur t’i kthejnë dëshirat e idetë e tyre në realitet. 

Pjesëmarrësit patën mundësi të dëgjojnë tregime të ndryshme nga fëmijët, duke synuar që të inspirohen të rinjtë e Prishtinës e pjesëtarët e Green Clubs të shkollave fillore që me përkushtim mund të arrijnë suksese të ndryshme edhe ata.