321 - Galeria_single | MMPH

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Slagjan Nikolqeviq me delegacionin e tij vizitoi komunën e Zveqanit dhe bisedoi me kryetarin e Komunës, Vuqinom Jankoviqem. Gjatë bisedës, zëvendësministri është njoftuar me problemet e Komunës së Zveqanit.

Ai, gjithashtu bisedoi për implementimin e të gjitha projekteve të financuara nga Ministria. Pas kësaj, ai së bashku me delegacionin vizituan lokacionet ku janë duke u implementuar projektet.

Gjatë vizitës z. Nikolqeviq ka biseduar edhe me një delegacion nga Zubin Potoku dhe në afërsi u njoftua me problemet në Komunën lartpërmendur. Po ashtu u bisedua edhe për projektet që planifikohen për periudhën e ardhshme. Ai premtoi ndihmën e Ministrisë në zgjidhjen e problemeve të lartpërmendura në këtë Komunë dhe premtoi që do ta vizitojë sërish këtë Komunë.