833 - Galeria_single | MMPH

Talin, 25 janar  2019 – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Fatmir Matoshi, në kuadër të konferencës së Ditës Botërore të Pastrimit, në Tallin të Estonisë, ka takuar Presidenten Estoneze, Kersti Kaljulaid.

Ministri Matoshi ka njoftuar presidenten Estoneze për përpjekjet dhe rezultatet që Republika e Kosovës ka arritur gjatë fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Biseduam për zhvillimet në vendet tona, sfidat që kemi në luftën ndaj mbeturinave, sistemet e avancuara të grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe mjedisin e pastër në përgjithësi”, ka thënë ministri Matoshi.

Ministri Matoshi ka falënderuar Presidenten Estoneze, Kersti Kaljulaid për mbështetjen që vendi i saj i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në vazhdimësi.

Matoshi dhe Kaljulaid u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Me ftesë të Let’s Do It World, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, po qëndron për vizitë tre ditore në Tallin të Estonisë.

Gjatë kësaj vizite ministri Matoshi do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fushatën e pastrimit “World Clean Up Day 2018”, ku do t’i drejtohet pjesëmarrësve nga më shumë se 150 shtete të botës, e ku do të prezantojë angazhimet dhe të arriturat e Kosovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Në kuadër të vizitës ministri Matoshi do të pritet në takim nga udhëheqësit e fondacionit Let’s Do It World si dhe nga ministri i mjedisit të shtetit të Estonisë, Siim Kiisler, i cili njëherit është dhe president i Asamblesë së mjedisit në Kombet e Bashkuara.