836 - Galeria_single | MMPH

Përmes Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi Statens kartverk, Qeveria e Norvegjisë për shumë vite ka përkrahur Agjencinë Kadastrale të Kosovës për zhvillimin e kadastrit dhe administrimin e tokës në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë përkrahjen për sistemin e unifikuar të adresave. Rrjedhimisht, me këtë përkrahje Agjencia ka filluar edhe implementimin e projektit për vendosjen e tabelave me emra rrugësh në Komunat Pejë, Klinë, Gjilan dhe Kamenicë.

Ndërsa me qëllim të monitorimit të këtij projekti, një ekip ekspertësh nga Agjencia Kadastrale Kosovës dhe përfaqësues të Kartverket, respektivisht u.d Drejtori i Drejtorisë për Kadastër z. Korab Ahmetaj, menaxheri i projektit z Besmir Veselaj, eksperti për kadastër z. Qazim Sinani dhe përfaqësuesja e Kartverket z-nja Sonila Jazo kanë vizituar Komunën e Pejës ku në detaje është folur për të arriturat dhe sfidat gjatë implementimit të projektit në fjalë. Në takim është konstatuar se kualiteti i projektit është i kënaqshëm edhe krahas sfidave që po paraqiten si rezultat i kushteve atmosferike më të rënduara.