837 - Galeria_single | MMPH

Pas takimit të Ministrit Matoshi me Ekspertët e Bankës Botërore, zyrtarët e MMPH dhe të ministrive të linjës, vizituan Komunën e Kamenicës, ku u priten nga Kryetari i Komunë z. Qëndron Kastrati dhe stafi i tij.

Qëllimi i vizitës ishte për të parë nga afër situatën në teren dhe mundësinë e përkrahjes së Bankës Botërore sa i përket ndërtimit të digave për rezervat ujore në Komunën e Kamenicës
Ministri Matoshi është i përkushtuar në ndërtimin e akumulacioneve të reja ujore në Kosovë e veçanërisht ne Kamenicë, pasi që kjo komunë llogaritet si njëra ndër komunat që më së shumti ka probleme me sigurimin e ujit të pijshëm për banorët.

Shumë shpejt Kamenica do të bëhet me rezerva të mjaftueshme të ujit për të gjithë banorët e saj.