912 - Galeria_single | MMPH

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, ka pritur në takim Ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, me te cilin kanë diskutuar për projekte të përbashkëta në fushën e mjedisit mes dy shteteve tona, për zbatimin e marrëveshjeve që  janë nënshkruar kohë me parë mes dy Ministrive.

Në konferencën për media, të mbajtur pas takimit, ministri Matoshi bëri të ditur që me ministrin Klosi, u dakorduam që me 28 nëntor të këtij viti të përfundojmë të gjitha procedurat dhe kështu të shpallim Malin Pashtrik dhe Liqenin e  Vermicës si zona të mbrojtura, ndërkufitare dhe shndërrimin e tyre në atraksione turistike.

Ministri Matoshi ka deklaruar po ashtu që në këtë  pjesë e malit Pashtrik dhe liqenit të Vermicës do të këtë investime nga të dy shtetet dhe do të kërkojnë përkrahje dhe nga fondet e IPA-s për pastrimin e liqenit, ndërtimin e shtigjeve, pikave informuese e vrojtuese etj.

Nga ana tjetër Ministri i Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosin, ka falënderuar Ministrin Matoshi për bashkëpunimin dhe ka vlerësuar lartë këtë projekt të përbashkët. Ai po ashtu u shpreh që do të vazhdojë angazhimi i përbashkëta për një mjedis të pastër.