915 - Galeria_single | MMPH

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot mori pjesë në përurimin e përfundimit të punimeve në rehabilitimin e shtratit të lumit lepenc pas përfundimit të punimeve në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Në këtë rast ministri Matoshi u shpreh i kënaqur që pas përfundimit të punimeve në ndërtimin e autostradës lumi lepenc është kthyer në gjendje të pranueshme dhe të favorshme.

“E dimë qe Kosova ka një zhvillim të infrastrukturës se saj dhe përgjatë ndërtimeve  të ndryshme që po ndodhin në Kosovë, qoftë autostradave ose veprave të tjera te infrastrukturës ka edhe dëmtime të ambientit sepse është e pa mundshme që të bëjmë investime të mëdha dhe mos të bëjmë asnjë dëmtim në ambient. Megjithatë jemi të obliguar që si institucione mjedisin ta kthejmë në gjendje të pranueshme mjedisore dhe mos te lemë dëme të pa riparueshme përgjatë punëve që kryhen” deklaroi ministri Matoshi.

Ministri Matoshi ka deklaruar po ashtu që nga ajo që shihet sot është një shtrat shume mirë i rregulluar, dhe se do të presim edhe disa dite deri sa të këtë pranim teknik të  autostradës, që kompania të aplikoj edhe për leje mjedisore edhe për shtratin e lumit. Ai me tutje ka thënë që sigurisht do të pajiset me leje mjedisore për shkak se në bazë të vlerësimeve që ne i kemi bërë si ministri gjendja është riparuar ne masën plotësisht të pranueshme dhe sot edhe simbolikisht me lëshimin e këtyre peshqve në lum ti japim jetë edhe kësaj pjese.

“Po ashtu u tha se edhe shtazët e egra janë pare në këtë pjesë dhe besojmë se do të shihen edhe në të ardhmen, dhe do të mundohemi qe bashkërisht ta ruajmë këtë vepër të ndërtuar nga Bechtel-Enka dhe te mbikëqyrur nga Ministria e Infrastrukturës”, përfundoi ministri Matoshi.

Nga ana tjetër ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka falënderuar ministrin Matoshi me të cilin sipas tij ka pasur  një bashkëpunim të shkëlqyeshëm duke filluar nga shpronësimi.