920 - Galeria_single | MMPH

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe kryetari i komunës së Ranillugut, Vladica Aritonoviq, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Pastrimi i profileve kritike-emergjente të lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujërrjedhave”.

 

Ky projekt financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në shumën e tërësishme në vlerë prej  100 mijë euro për vitin buxhetor 2019.

 

Ministri Matoshi tha se qëllimi i këtij projekti është parandalimi i vërshimeve në komunën e Ranillugut.

 

Ndërsa kryetari i komunës së Ranillugut, Vladica Aritonoviq, falënderoi ministrin Matoshi për mbështetje në projektin “Pastrimi i profileve kritike-emergjente të lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujërrjedhave”.